Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria kibernetike, Shqipëria u sulmua nga Irani

Më datë:

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Asamblesë së Kombeve të Bashkuara që të rrisë fokusin e saj te siguria kibernetike.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë solli në vëmendje se Shqipëria u sulmua në kohë paqeje nga Republika Islamike e Iranit me qëllim paralizimin e shërbimeve publike si dhe vjedhjen e të dhënave.

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera kreu i qeverisë adresoi edhe situatën e krijuar jo vetëm në Evropë por edhe në të gjithë botën pas nisjes së luftës në Ukrainë.

“…Në këto 8 dekada kemi qenë dëshmitarë të një mobilizimi të pashembullt, të një domosdoshmërie të gjithëkohshme për të punuar së bashku. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë kurrë se rrugëtimi ynë ka qenë me pengesa. Kemi qenë dëshmitarë të kthimeve mbrapsht dhe të përmbysjeve të progresit. Kjo ka ndodhur për shkak të politikave të ngushta kombëtare…dhe lakmia për dominim.

Këtë vit shpresat dhe besimet tona janë copëtuar hidhur….nga një luftë e paprovokuar në Kontinentin Evropian. Lufta me zgjedhje e Rusisë është kundër Ukrainës por eshtë edhe një sulm brutal ndaj së drejtës ndërkombëtare…Ne do të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...