Kurti: 654 milionë euro për komunat, kjo të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët

Më datë:

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në takimin me kryetarët e komunave të Kosovës bëri të ditur se janë në fazën finale të përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023 dhe në këtë buxhet theksoi se reflektohet një rritje e konsiderueshme e buxhetit dedikuar nivelit komunal.

Kurti tha se për herë të parë do të ketë rritje prej 15 për qind të buxhetit për komunat në raport me vitin 2022.

“Qeveria e Kosovës është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023.

Në këtë buxhet reflektohet rritje e konsiderueshme e buxhetit dedikuar nivelit komunal.

Për herë të parë kemi rritje prej 15 për qind të buxhetit për komunat në raport me vitin 2022.

Do të jenë 654 milionë euro që do tu ndahen komunave e kjo rritje e buxhetit do të duhet të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve, mirëqenies së tyre dhe zhvillimit socio-ekonomik”, tha kryeministri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...