“Shqiptari mesatar me zor mbyll muajin, Rama paguan miliona për inceneratorët”, PD thirrje qytetarëve: Merrni pjesë në protestat popullore

Më datë:

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së Rudina Hajdari, ka publikuar të dhënat e një sondazhi në lidhje me atë se si qytetarët e perceptojnë qeverinë.

Nga selia blu, Hajdari tha se snjë nga shkaqet e largimit të shqiptarëve nga vendi, është ndjesia e pasigurisë.

Ajo shtoi se teksa shqiptari mesatar përpiqet të mbyllë muajin, qeveria e Ramës paguan miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë.

“83.7 përqind e qytetarëve e përcaktojnë korrupsionin e lartë me përhapje të madhe, qeverinë si të korruptuar e s’ka si të jetë ndryshe.

Teksa shqiptari mesatar përpiqet të mbyllë muajin, qeveria e Ramës paguan miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe luksin e tekat e kryeministrit.

Qytetarët duhet të paguajnë rryshfet edhe për të marrë shërbimet e ofruara mnga qeveria.

70 përqind e shqiptarëve ndjehen të pasigurt, shkak kryesor i shpopullimit të vendit.

PD do të përdorë të gjithë mekanizmat për tu bërë mburojë e qytetarëve.

Bëjmë thirrje për pjesëmarrje në protesta popullore për të shpëtuar nga kjo qeverisje skandaloze”, tha Hajdari.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Panair, miqësi dhe solidaritet: Festa e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” që bashkoi Kavajën me Austrinë

Në Gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, panairi tradicional i nxënësve u...

Trump: Për Iranin nevojitet nafta, jo përshkallëzim me armë

Një numër raportesh në shtypin ndërkombëtar kanë treguar se...

Nufi në Bruksel: Forcojmë dialogun strategjik me NATO-n

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi në Bruksel një...

Kodi i ri Penal, Celibashi takim me Rakipin: Në fokus veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, drejtori i Shkollës...