Meta kujton Kryengritjen e Postribës: Do të na frymëzojë për të mos lejuar kurrë më që autoritarizmi dhe regjime hibride të instalohen në vendin tonë!

Më datë:

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se Kryengritja e Postribës do të frymëzojë përpjekjet për të mos lejuar kurrë më që autoritarizmi dhe regjime hibride të instalohen në vendin tonë!

Meta shkruan se atdhetarët, patriotët dhe intelektualët që 76 vite më parë i prinë Kryengritjes antikomuniste të Postribës, u martirizuan, u burgosën dhe u internuan në emër të dinjitetit njerëzor, për një Shqipëri plotësisht të lirë dhe demokratike.

“Përkujtojmë sot me nderim dhe mirënjohjen më të thellë luftëtarët e lirisë, atdhetarët, patriotët dhe intelektualët që 76 vite më parë i prinë Kryengritjes antikomuniste të Postribës, u martirizuan, u burgosën dhe u internuan në emër të dinjitetit njerëzor, për një Shqipëri plotësisht të lirë dhe demokratike.

Kjo ngjarje e rëndësishme, që bën sot krenar çdo malësor, çdo shkodran dhe çdo qytetar të vendit do të frymëzojë përherë përpjekjet tona për lirinë, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e demokracisë, për të mos lejuar kurrë më që autoritarizmi dhe regjime hibride të instalohen në vendin tonë!
Lavdi përjetë martirëve të Postribës, Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë! ”, shkruan Meta.

Meta Fb1 1

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...