Balluku: Bordi i Transparencës nuk ul e as nuk rrit çmimin e naftës

Më datë:

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka thënë se Bordi i Transparencës nuk ndikon në çmimin e naftës dhe se ai është për të bërë transparencë publike.

Sipas saj Bordi nuk rrit e as nuk ul çmimin e naftës në Shqipëri.

Ajo i është përgjigjur kritikave se çmimi në bursë është ulur ndërsa në Shqipëri është rritur.

“Bordi nuk ndikon në çmimin e naftë, është aty për të bërë transparencë publike. Ne si bord as nuk e rrisim e as nuk e ulim dot çmimin. Në media por edhe nga politikanë ka një abuzim për çmimin e naftës.

Flitet që çmimi i naftës ka rënë në bursa, ndërkohë në Shqipëri ngrihet. Fakt që është i rremë.

Çmimi që i referohen zotërinjtë ka të bëjë me çmimin bruto, ndërkohë çmimi që ne i referohemi në Bordin e Transparencës ka të bëjë me çmimin e produktit. Na bëjnë krahasimi me rajonin.

Taksën e qarkullimit në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut e paguajnë në mënyrë të veçantë, ndërkohë që në Shqipëri kjo taks është e përfshirë në çmimin e karburanteve, kjo është diferenca”, tha Balluku në prononcimin për mediet, pas mbledhjes  së kabinetit të qeverisë.

Sot u zhvillu ,mbledhja e parë e qeverisë pas pushimeve verore, ku u vendos vazhdimi edhe për tre muaj të tjerë të kompensimit të kompanive të transportit publik me 100 lekë për litër nafte, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga rritja e çmimit të biletës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zvërneci/ SPAK sekuestron llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development” të Redi Strugës

SPAK ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land...

Berisha hedh akuza ndaj Ballukut: “Ka ndikim të madh në qeveri”

Kreu i Partisë Demokratike, në një dalje për mediat...

Kryeministri Rama: Prioritet mbyllja e kapitujve të integrimit, kërkohet ritëm më i lartë

 Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria duhet të...

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburanteve, nafta shkon 191 lekë/litër

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet...