Në kohën dhe vendin e duhur, fotografi kap vetëtimën nën ylber

Më datë:

Jason Rinehart është i apasionuar pas fotografisë. Pak kohë më parë, ai shkrepi në foto mbresëlënëse: një rrufe, mu në qendër, nën një ylber të dyfishtë.

Ai po shkonte në shtëpi kur vuri re se një stuhi po afrohej. Pasi mori aparatin, shkoi në vendin e preferuar për të shkrepur një foto.

“Që në momentin e parë, ndërsa ylberi filloi të bëhej më i madh në qiell, e dija se kjo do të ishte diçka shumë e veçantë.

Unë kam fotografuar ylber-in më parë në autostradë, por kurrë një ylber aq të ndritshëm dhe intensiv sa ky.

Ngjyra ishte diçka për t’u parë, të merrte frymën dhe të jesh fotograf, të dish se ke kapur diçka kaq të veçantë është një ndjenjë e papërshkrueshme.

 

Më pëlqen të mendoj se në këto rrethana dhe momente fjalët nuk duhen sepse tashmë fotoja tregon historinë”, ka shpjeguar ai. “Gjëja tjetër që ndodhi ishte kjo rrufe nga qielli, e përshtatur në mënyrë të përsosur brenda këtij ylberi të bukur, saqë gjithçka që munda të bëja ishte të buzëqeshja sapo dëgjova shkrepjen, duke e ditur se kisha kapur pikërisht atë në të cilën kisha investuar kaq shumë kohë dhe energji.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PD ka gati tre nisma ligjore mbi kriteret e integrimit europian

Partia Demokratike ka gati një paketë me tre nisma...

“Marshim në Tiranë për të drejtën e gjuhës shqipe në RMV, të rinjtë solidarizohen me studentët”

Ka nisur në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve...