Jupiteri i shfaqur si kurrë më parë, super-teleskopi i NASA-s sjell pamje mahnitëse të planetit gjigant

Teleskopi Hapësinor i NASA-s James Webb ka “sjellë në Tokë” fotografi të reja mahnitëse të Jupiterit . Imazhet planetin gjigant me detaje të sakta dhe shkencëtarët thonë se teleskopi mund t’i ndihmojë shkencëtarët që të zbulojnë më tej se çfarë po ndodh në planetin kaotik.

Stuhitë e tij të shumta, vorbullat e erës dhe aurorat flakëruese janë të gjitha të dukshme në imazhin, i cili është marrë nga kamera afër infra të kuqe e teleskopit (NIR).

Ajo kamerë ka tre filtra infra të kuqe që janë në gjendje të shfaqin detaje të planetit. Por kjo do të thotë që imazhet e tij duhet të pasqyrohen në dritë të dukshme, dhe bluja në imazh është gjatësia e valës më e shkurtër.

Në fotot e shkrepura, Jupiteri shishet i rrethuar nga një sfond yjesh. Pamja me fushë të gjerë tregon jo vetëm planetin, por edhe unazat e tij të zbehta, si dhe dy hëna të vogla të quajtura Amalthea dhe Adrastea.

Imazhi gjithashtu përfshin pika të paqarta që mund të jenë galaktika të mundshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi