Apple njofton përdoruesit e iPhone-ve për rrezikun nga hakerët

Më datë:

Kompania Apple tha se një e metë po lejon hakerët që të marrin kontrollin e iPhone-ve, iPad-ëve dhe kompjuterëve Mac, duke u bërë thirrje përdoruesve që të instalojnë një përditësim emergjent të softuerit.

Ky përditësim u lëshua në mesin e javës nga gjiganti i teknologjisë, me qëllim që të rregullohej një dobësi që hakerët po e shfrytëzonin. “Apple është në dijeni për këtë problem që mund të jetë shfrytëzuar në mënyrë aktive”, tha kompania amerikane.

Megjithatë, Apple nuk tregoi nëse kishte informacion lidhur me shkallën e kësaj ndërhyrjeje nga hakerët. E meta e gjetur nënkuptonte se hakerët kishin mundësi të merrnin kontrollin e pajisjeve, duke pasur qasje në çdo të dhënë apo aftësi të pajisjeve.

Përditësimi është lëshuar për iPhone-ët, iPad-ët dhe kompjuterët Mac që kanë sisteme operative të ndjeshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO mban në qeli Evis Berberin, refuzohet kërkesa për masë më të lehtë sigurie

Ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, krahu i djathtë i...

Merr flakë reparti i përpunimit të baterive në Elbasan

Një zjarr ka përfshirë në orët e para të...

PD ngre alarmin: Shqipëria në krizë të thellë, shpopullimi vazhdon

Deputetja e PD, Ledina Aliolli ka deklaruar se vendi...

Republikanët anulojnë votimin për fuqitë e luftës

Udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së anuluan...