Fiq të Karamelizuar me Mjaltë dhe Kos

Më datë:

Fiqtë janë ndër frutat më të mira e të shëndetshme për njeriun.

Ato janë të pasura me sheqerna natyralë, vitamina, minerale dhe fibër.

Fiqtë përmbajnë kalium, kalçium, magnez dhe hekur.

Ato janë shumë të pasur me antioksidantë, vitaminat A, E dhe K të cilat kontribuojnë për shëndetin e të gjithë organizmit nga koka tek këmbët.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se në një sasi prej 100 gramë fiq të freskët të stinës gjenden: 80 kalori, 1.3 g proteina, 0.3g yndyrna, 20.3g karbohidrate dhe 2.2g fibra.

Fiqtë shpesh rekomandohen për të ushqyer dhe tonifikuar stomakun, pasi ato veprojnë si një laksativ natyral për shkak të nivelit të lartë të fibrave që përmbajnë.

Duke qenë se janë të pasur dhe me shumë fibra, fiqtë janë një ushqim shumë i dobishëm për t’u përfshirë në dieta, sidomos për ata që duan të bien në peshë

Fiqtë gjithashtu përmbajnë dhe prebiotikë, që ndihmojnë bakterjet e mira që ndodhen në stomak, duke përmirësuar kështu aparatin tretës.

Ato janë një frut i pasur edhe me kalçium, që është thelbësor në densitetin e kockës, duke ndihmuar veçanërisht në uljen e rrezikut ndaj osteoporozës.

Fiq Të Karamelizuar Me Mjaltë dhe Kos

Këtë recetë të rekomanduar nga AgroWeb.org mund ta konsumoni për mëngjes ose edhe në drekë.

Për përgatitjen e saj ju nevojiten:

225 gramë fiq të freskët të ndarë në dysh

1 lugë gjelle mjaltë ose pak më tepër

2 filxhanë çaji me kos shtëpie

Fistikë të grirë hollë,

Një majë luge çaji me kanellë pluhur

Vendoseni tiganin në zjarr dhe hidhni pak mjaltë. Shtoni fiqtë dhe kavërdisini në mjaltë në temperaturë mesatare.

Prisni deri sa të karamelizohen për rreth pesë minuta dhe më pas hidhini në një pjatë ose tas qelqi të mbushur me kos.

Pjatën spërkateni me kanellë dhe shtoni fistikët e grirë hollë.

Sipas dëshirës, mund të shtoni edhe pak mjaltë në sipërfaqe.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sfida për lidership nuk është aktivizuar”, Starmer-ministrave britanikë: Do të vazhdoj të qeveris

Kryeministri britanik Keir Starmer u ka thënë ministrave të...

LDK surprizon me listën e kandidatëve, përfshin edhe Kreshnik Çollakun

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Kreshnik Çollaku, i...

“Më kanë kapur duke lypur, nuk kam ku të ha”, Gjykata shpall të pafajshëm 46-vjeçarin Ylli Berisha

Gjykata ka shpallur të pafajshëm Ylli Berishës, lypës prej...