Mbi 20 shqiptarë përleshen në Itali, plagosen 7 të mitur, policia identifikon 10 prej tyre

Më datë:

Një grup të miturish shqiptarë janë konfliktuar mbrëmjen e djeshme në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën e pritjes Passo dell’Acquidotto, në lagjen Castelletto të Xhenovas.

Si pasojë e përleshjes, 7 fëmijë kanë mbetur të plagosur. Policia ka identifikuar 10 prej tyre dhe ka nisur hetimin.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga karabinierët dhe policia, të cilët ndërhynë në vendin e ngjarjes,  një grup shqiptarësh dhe një egjiptian  janë përballur me rripa, fikse zjarri dhe hekura.

Në përleshje janë përfshirë të paktën 20 të rinj. Disa banorë të cilët dëgjuan britmat dhe zhurmat kanë lajmëruar policinë, shkruan Ansa.

Një pjesë e godinës u evakuua pasi u pushtua nga pluhuri i aparateve të zjarrit që përdornin djemtë për t’u përballur me njëri-tjetrin.

Gjatë përleshjes të rinjtë kanë thyer xhami dhe kanë goditur me shkelma mobiljet dhe dyert.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...