Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Balla: Nuk komentoj protesta, sa të jem kreu i Grupit të PS asnjë shkresë me firmën e Berishës nuk futet në Kuvend

Më datë:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka qenë i pari nga fronti qeveritar që ka komentuar protestën e opozitës, zhvilluar mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë.

I pyetur në lidhje me konstatimin e analistit Baton Haxhiu, i cili tha se “Protesta e PD kishte një pjesëmarrje që as vetë Rama nuk e kishte pritur”, Balla tha se nuk e merr seriozisht, pasi duhet t’i dëgjosh të kundërtën që ta besosh se është e vërtetë.

Ai madje shkoi edhe më tej, duke thënë se PS nuk ka ndryshuar qasje ndaj Sali Berishës dhe u betua se sa të jetë në krye të Grupit socialist nuk ka për të kaluar në Kuvend asnjë kërkesë që ka firmën e kreut të PD.

“Kush analist e ka komentuar. Unë Batonin nuk e marr kurrë seriozisht, dhe gjithmonë besoj se Batonit merri të kundërtën e asaj që thotë dhe ajo është e vërteta.

Në koment të fjalës suaj që lidhet me non-gratën Sali Berisha, sot e kemi pranuar kërkesën e 15 deputetëve të PD-së, se nuk ishte firma e Sali Berishës brenda dhe të jeni të sigurt që kjo qase do të qëndrojë gjithmonë.

Ka një standard dhe non-grata është Sali Berisha dhe shkresë me firmën e tij sa të jem unë këtu kreu i Grupit të PS, nuk votohet dhe nuk merr mbështetje në Kuvendin e Shqipërisë.

Unë nuk hyj në komente të organizmit të protestave, sepse t’u them të drejtën jam vetë një organizator i mirë i eventeve të mëdha politike dhe më duken të organizuara keq.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...
LIVE TV