Frape Karameli E Përgatitur Në Shtëpi

Më datë:

Një pije perfekte për të gjithë adhuruesit e kafesë në këto ditë të nxehta vere, e cila do t’ju freskojë dhe do t’ju falë një shije të pa krahasueshme.

Jo vetëm që duke e përgatitur vetë në shtëpi do të kurseni para, por është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të përdorur kafen e mbetur!

Mësoni si të bëni një frape karamel në shtëpi me këtë recetë të shijshme dhe të lehtë, duke ndjekur hapat që AgroWeb.org sugjeron në vijim.

Përbërësit

1 filxhan kafe e fortë, e ngrirë në kubikë

½ filxhan qumësht

3 lugë gjelle sheqer (sipas dëshirës)

2 lugë shurup karameli

Krem për ëmbëlsira dhe shurup karameli për zbukurim (sipas dëshirës)

Përgatitja

Vendosini të gjithë përbërësit në një mikser, duke përjashtuar vetëm kremin për ëmbëlsira.

Përziejini derisa kubat e akullit të copëtohen. Nëse keni vështirësi ta përzieni plotësisht, lëreni të qëndrojë për disa minuta dhe provojeni sërisht.

Përzierjen trasferojeni në gotën që do ta shërbeni dhe në fund shtoni kremin për ëmbëlsira dhe shurupin e karamelit.

Këshilla

Nëse e dëshironi që kjo pije të jetë pak më të hollë, do t’ju duhet të shtoni më shumë qumësht ose kafe.

Dhe nëse mendoni se aroma e kafesë duhet të jetë më e fortë, mos ngurroni të hidhini më tepër kafe

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Detaje të reja nga atentati, kamerat e sigurisë zbulojnë shoqëruesin e autorit të dyshuar

Një 66-vjeçar u vra me armë zjarri në Qafë-Gjashtë...

Integrimi në BE, ministri Gogu: Shqipëria si model! Kjo s’do spektakël, por bashkëpunim institucional

Këshilli i Integrimit në Bashkimin Europian është mbledhur këtë...

Veliaj sfidon prokurorin Dado në gjykatë, shqyrtohet sot padia

Këtë të premte, 8 maj, në Gjykatën Administrative do...

Balla në mbledhjen e KKIE: Shqipëria më pranë se kurrë anëtarësimit në BE

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...