Bamje Jahni – Shije Fantastike nga Kuzhina Shqiptare

Më datë:

Bamjet janë perimet më fantastike, plot shije e të pasura me vlera ushqyese.

Tradita e kuzhinës shqiptare në përgatitjen e bamjeve është e mrekullueshme në shijen që ofron.

Të përgatitura në tavë balte e të pjekura në furrë, gjellë apo edhe supë, bamjet mbeten përherë fantastike në shijen që ofrojnë.

Duke qenë se është një perime, sezoni i të cilës  është në muajt e verës dhe fillim vjeshtës, me siguri amvisat janë kujdesur që ta kenë këtë perime edhe përgjatë stinëve të tjera duke përdorur metodën e ngrirjes së tyre në frigorifer.

Bamja qëndron në majë të piramidës ushqimore si një super zarzavat.

Bamja njihet si një produkt i pasur me antioksidantë.

Ajo është e rekomandueshme të përdoret nga ata që vuajnë nga sëmundjet koronare, kardiovaskulare, diabeti i tipit 2, sëmundjet e aparatit tretës etj.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë përgatitjen e bamjeve jahni, një nga mënyrat më tradicionale të përgatitjes së bamjeve.

Përgatitja e Bamjeve Jahni në Shtëpi  

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

1.5 kg bamje

2 filxhanë kafeje me vaj ulliri

2 kokrra qepë

4-5 kokrra domate

Kripë

Majdanoz

2-3 filxhanë kafeje me uthull

Përgatitja

Në rastin kur bamjet janë të freskëta pastrohen nga bishti në formë konike, vendosen në ujë me kripë e uthull për 10 minuta. (Në rastin kur janë të grira ky proces është bërë nga amvisat para se t’i ngrijnë)

Fërkohen me duar që t’u largohet pushi, shpëlahen, kalohen në skuqje të lehtë dhe rreshtohen në tenxhere me bishtat anash duke shtruar në fund feta domatesh.

Në vajin e ullirit që ka mbetur kaurdiset qepa e grirë hollë, hidhen domatet e qëruara nga cipa e të grira hollë dhe vijohet kaurdisja.

Shtohet kripë, majdanoz i grirë, majdanoz i grirë hollë dhe u hidhet bamjeve.

Sipër vihen feta domateje, mbulohen me pjatë, u hidhet lëng mishi ose ujë dhe zihet derisa gjella të mbetet me pak lëng.

Për të mos i’u prishur forma bamjet gjatë shërbimit kthehen në tepsi duke i përmbysur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...