Mbytja e luftanijes ruse/ Autoritetet ukrainase: Kapiteni humbi jetën në shpërthimin në bordin e Moskvas

Më datë:

Pas mbytjes së anijes ruse Moskva dhe faktin që në bordin e anijes mund të kishte pasur armë bërthamore, shqetësues ishte fakti se fati i qindra pjesëtarëve të ekuipazhit nuk dihej.

Raportet e fundit nga Ukraina, kanë bërë me dije sot se kapiteni i anijes ka humbur jetën pas sulmit që iu bë Moskvas nga forcat ukrainase.

Kievi ka sqaruar se Kapiteni i Rangut të Parë Anton Kuprin, 44 vjeç, u vra pasi anija u godit nga raketat Neptun.

“Ai vdiq gjatë një shpërthimi dhe zjarri në bordin e ish-krenarisë së Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse”, tha Anton Gerashenko, këshilltar i ministrisë së brendshme të Kievit.

Burime të tjera mbështesin pretendimin se kapiteni Kuprin u vra, raportoi The Sun.

Një njoftim në lidhje me humbjen e jetës së Kapitenit Kuprin, nuk ka ardhur ende nga Moska.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...

Begaj në SHBA: Ëndrra amerikane mbetet e arritshme, dëshmi se liria funksionon

 Presidenti Bajram Begaj po zhvillon vizitë në Shtetet e...

Jep dorëheqjen drejtori i AMP, e zëvendëson ish-drejtori i burgjeve Klevis Qosja

Drejtori i AMP, Eduart Meraj, ka dhënë dorëheqje nga...