13.5 C
Tirana

“Më doli para”/ Policia hedh poshtë versionin e ministres për aksidentin në Kosovë: Hajdari përplasi fëmijën

Më datë:

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka përplasur një fëmijë me makinë ditën e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vicianum” në Prishtinë rreth orës 12:25. Fëmija është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor ndërsa rasti po trajtohet nga policia.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Rr. Vicianum, Prishtinë (NN) 10.04.2022 – 12:25. E dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kur aksidenti u raportua në media, ministrja Hajdari doli me një deklaratë me të cilën shkaktoi reagime publike duke thënë se “një fëmijë u përplas në veturën e saj”.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka shkruar se i ka ofruar ndihmë fëmijës dhe ka njoftuar organet kompetente.

“Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqësisht njëri nga ta u përplas anash në veturën time.

Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit.
Ndihem më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmija nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi.
Fëmija i uroj shëndet e jetë të gjatë!”, thuhet në reagimin e saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...

Incidente te protesta e ‘Shqipëria Bëhet’ para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë, i shtyjnë me forcë

Partia ‘Shqipëria Bëhet’ po mban protestën e paralajmëruar para...

U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë 10 mijë euro, ky është 23-vjeçari!

Ky është 23-vjeçari Domeniko Cibaku nga Dibra i cili...