“Përfitoi 1 mijë euro, një telefon dhe një arkë peshk”/ Ja sa vite burg kërkon SPAK për ish-ministren Rovena Voda

Më datë:

SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda.

Burimet thanë se Voda është fajtore për akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, tregon Hoxha, dënimi përfundimtar i kërkuar është 1 vit burg, si edhe 3 vjet heqje e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.

Për dy të bashkëpanehurat e Vodës, F Beu dhe M Hasani SPAK kërkoi nga 15 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 muaj.

Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona, me qëllim punësimin e Florida Beut si specialkste në ministri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...