10.5 C
Tirana

Supremja konstaton shkeljen në favor të Kujtim Gashit, i liruar nga akuza për korrupsion

Më datë:

Kolegji i Gjykatës Supreme ka konstatuar aktgjykimi i shkallës së parë dhe ai i shkallës së dytë, në rastin e ish-kryetarit të Kuvendit Komunal të Prizrenit, Kujtim Gashi, që akuzohej për korrupsion, janë marrë me shkelje të ligjit penal.

Në një komunikatë, Gjykata ka njoftuar se e ka aprovuar si të bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit. Të dyja këto të fundit, e patën liruar Gashin nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Bëhet fjalë për rastin në Prizren ku duke shfrytëzuar pozitën zyrtare të kryesuesit të Asamblesë Komunave të Prizrenit, i akuzuari ka lidhur kontrata që kanë çuar në keqpërdorim të pasurisë publike.

“I akuzuari në kohën kritike, në cilësinë e kryesuesit të Asamblesë Komunale në Prizren ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke e keqpërdorur pasurinë publike, me qëllim të përfitimit të dobisë për personat juridik “TV Besa” dhe “TV Opinion”, në atë mënyrë që pa procedurat e tenderimit me të dy personat juridik, më datën 08.01.2015 ka lidhur kontrata për transmetim/ritransmetim të seancave të Asamblesë Komunale dhe pastaj janë autorizuar pagesat, për “TV Besa” në shumë prej 1.750 euro ndërsa për “TV Opinion” në shumë prej 6.700 euro, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik 04/L-42 Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, nr.03/L-048 dhe Rregulloren e Thesarit 01/2013 për Shpenzimet e Parasë Publike”, njoftoi Gjykata.

Kolegji i Gjykatës Supreme, mes tjerash gjen se esenca e veprimit të kundërligjshëm, të të pandehurit, është që nuk ka mundësuar konkurrencë ndaj të gjithë operatorëve, të cilët i plotësojnë kushtet ligjore për të marrë pjesë në tenderim-konkurrencë. Ai, sipas Supremes, ka mundësuar që drejtpërsëdrejti, punën të fitojnë operatorët e caktuar, me një kontratë të drejtpërdrejt në mes tij dhe operatorëve dhe për këtë ka qenë në dijeni të plotë. “Andaj, te i pandehuri ka ekzistuar dashja e cila përfshinë dijeninë e tij se po e shfrytëzon pozitën e tij zyrtare, po i tejkalon kompetencat e tij dhe faktin se me këto veprime ai mundëson përfitim të kundërligjshëm për personin tjetër”.

“Gjykata Supreme, ka konstatuar se aktgjykimet e kundërshtuara janë marrë me shkelje të ligjit penal ndaj të pandehurit, shkelje kjo nga neni 385.pika 4.të KPPK sepse me aplikimin e drejtë të ligjit penal, veprimet e tij duhej të konsideroheshin si vepër penale dhe kjo shkelje, në bazë të nenit 438 par.2 të KPPK, vetëm u konstatua, pa ndikuar në vendimin e formës së prerë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...