5 të arrestuar në Tiranë, 11 të tjerë nën hetim

Më datë:

Policia ka vënë në pranga 5 persona në Tiranë dhe ka proceduar penalisht 11 të tjerë për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga vjedhjet, dhuna, droga, aksidentet.

NJOFTIMI

Vihen në pranga 5 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe procedohen penalisht 11 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Bledar Daci, 25 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

—-

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

—-

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 33 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 22 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen S. K., 72 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

—-

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 65 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

—-

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

– F. M., 19 vjeç; R. C., 35 vjeç; D. B., 16 vjeç dhe F. T., 15 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– A. M., 44 vjeç dhe E. H., 50 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”;

– A. A., 23 vjeç, për veprën penale “Kanosja”;

– N. M., 27 vjeçe, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit së rendit publik”;

– G. Gj., 67 vjeç dhe E. Sh., 30 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;

– K. B., 38 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

—-

Më datë 09.12.2021, rreth orës 19:30, në një kontinier në rrugën “Filip Janko”, kanë vjedhur disa vegla pune. Po punohet për kapjen e autorit/ve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion ndërkombëtar, bie në pranga i kërkuari për drogë me dy identitete

Policia ka arrestuar 45-vjeçarin Kol Bushpepa alias Sokol Bushpepa,...

“Pastruan” 500 mijë euro, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 4 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...

Hoxha pret ambasadorin e ri të Turqisë: Shfrytëzim i potencialeve të bashkëpunimit në sektorë kyç

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha,...

Tatimet: Afati për pagesat elektronike, detyrim deri më 30 maj

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se...