Vrasja e Vilson Tafçiut/ Gjykata refuzon ankimimin e familjarëve të autorit, lihet në fuqi vendimi me 13 vite e 4 muaj burg për Noel Dishin

Më datë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane ka lënë në fuqi vendimin e marrë  në mars të vitit 2021 për vrasjen e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu në zonën e Astirit mbrëmjen e 20 janarit p-or me nje ndryshim.

Autori Noel Dishi, 29 vjeç  është dënur përfundimisht nga gjykata me 13 vjet e 4 muaj burgim.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,  kërkoi ndryshimin e vendimit penal në mars ku ai u dënua me 10 vjet e 8 muaj burgim dhe cështja u shqyrtua në apel.

Por gjykata ka vendosur Mospranimin e ankimit ndaj vendimit date 10.03.2021 .

Vilson Tafçiu 28-vjeç është vrarë me armë zjarri mbrëmjen 20 janarit në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë.

Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar me dy persona në një lokal në rrugën Teodor Keko, kur është thirrur në emër për të dalë jashtë dhe është qëlluar për vdekje me tre plumba në gjoks nga një person.

Ai ishte larguar nga Shqipëria në Mars të vitit 2018, ku dhe ishte arrestuar në për shpërndarje të lëndëve narkotike.

28-vjeçari ishte dënuar me 1 vit burg, por kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryesia e PD-së mblidhet, Berisha kërkon vijimin e anëtarësimeve

Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e...

Nderime për Dëshmorët e Policisë në 5 Maj

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni...

Sekuestrohen ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit

Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare,...

MEPJ dënon sulmet me raketa dhe dronë nga Irani kundër Emirateve të Bashkuara Arabe

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi sot...