“Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”! Detaje të reja nga përplasja mes Albin Kurtit dhe Vuçiç në Mynih të Gjermanisë

Më datë:

Mediat serbe raportojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë përplasur gjatë mbajtjes së panelit të sigurisë së Ballkanit Perëndimor që aktualisht po mbahet në Munih.

Thuhet se Vuçiç i ka thënë Kurtit se ky i fundit nuk mund ta fyejë Serbinë, pasi Kurti kishte kritikuar çështjen e ‘mini-shengenin’ dhe kishte përmendur masën reciproke të Kosovës ndaj Serbisë.

“Ju nuk mund të fyeni Serbinë, ju nuk përfaqësoni shtet,” i tha Presidenti Aleksandar Vuçiç kryeministrit të Kosovës Albin Kurti

Kurti kritikoi “mini-Shengenin” në një panel të Mynihut dhe tha se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”.

Sipas gazetës Kurir, duke iu referuar burimeve pa emër, Kurti tha se Prishtina do të përdorë masa reciproke ndaj Serbisë, për të cilat presidenti serb u përgjigj:

“Ju nuk mund të fyeni Serbinë”

Duke folur me Kurtin, Vuçiç shtoi:

“Ju nuk e përfaqësoni shtetin. Gjysma e botës, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara nuk ju ka njohur. Nëse vazhdoni të fyeni, është në rregull. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ju nuk do të na provokoni. Duke devijuar përpjekjet tona në lidhje me mini Schengen … Unë nuk ju kuptoj “, ka thënë presidenti serb, siç citohet nga gazeta.

“Ai thotë që ju duhet të formoni Unionin e Komunave Serbe. Ky ishte detyrimi juaj i vetëm dhe nuk keni bërë asgjë,”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...

Begaj në SHBA: Ëndrra amerikane mbetet e arritshme, dëshmi se liria funksionon

 Presidenti Bajram Begaj po zhvillon vizitë në Shtetet e...

Jep dorëheqjen drejtori i AMP, e zëvendëson ish-drejtori i burgjeve Klevis Qosja

Drejtori i AMP, Eduart Meraj, ka dhënë dorëheqje nga...