Pas kontrollit në banesë policia i gjeti mbi 2 kg kanabis, arrestohet 62-vjeçari në Mirditë

Më datë:

Policia e Mirditës ka sekuestruar 2 kg e 140 gramë kanabis dhe ka vënë nën pranga poseduesin.

Bazuar në informacionet e marra se një shtetas posedonte lëndë narkotike në banesë, policia organizoi punën dhe pas kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N.D., në fshatin Velë, Mirditë, gjetën dhe sekuestruan 2 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë arrestuan në flagrancë të shtetasit N.D., 62 vjeç, banues në fshatin Velë, Mirditë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...