Zëdhënësi i presidencës turke takon të dërguarin amerikan për Sirinë

Më datë:

Ankara

Zëdhënësi i Presidencës Turke, Ibrahim Kalın dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Sirinë, James Jeffrey sot diskutuan mbi zhvillimet e fundit në veriperëndim të Sirisë, (AA).

Kalın dhe Jeffrey u takuan në kryeqytetin turk Ankara për situatën dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Shënjestrimi i pikave të vëzhgimit të ushtrisë turke nga regjimi i Asadit në Idlib është i papranueshëm, theksuan Kalın dhe Jeffrey.

Gjatë takimit, vendosmëria e Turqisë për mbrojtjen e ushtarëve dhe civilëve turq si pjesë e marrëveshjes së Idlibit u theksua fuqimisht.

Jeffrey mbërriti në Turqi të martën për të takuar zyrtarët turq dhe për të rivlerësuar zhvillimet e fundit në rajon.

Ushtarët turq janë në Idlib, një zonë armëpushimi nën marrëveshjen midis Turqisë dhe Rusisë, si pjesë e misionit antiterrorist dhe të paqes.

Idlib është bastioni i opozitës dhe grupeve të armatosura antiqeveritare që nga shpërthimi i luftës civile siriane në 2011.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...