Shkon në 722 numri i të vdekurve

Më datë:

Kina dhe e gjithë bota është kërcënuar së tepërmi nga virusi i ri i emërtuar “koronavirus”.

Për të parandaluar përhapjen e virusit, shumë qytete të kinës janë mbyllur dhe po mban qytetarët e saj të izoluar. Ndërsa shumë vende të tjera në të gjithë botën kanë marrë masa në lidhur me epideminë e rrezikshme, duke shtuar kontrollet nëpër aeroportet kryesore të tyre.

Lidhur me zhvillimet e fundit Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka shpallur emergjencë globale shëndetësore, pasi virusi deri më tani ka marrë së paku 722 jetë njerëzish (kryesisht në Kinë) dhe më shumë se 34,000 të tjerë janë raportuar të infektuar në të gjithë botën.

Mediat e huaja shkruajnë se një qytetar amerikan ka vdekur në Wuhan në 6 shkurt, ndërsa Ministria e Jashtme japoneze raporton se një burrë japonez “që dyshohet se është infektuar me virusin” vdiq gjithashtu në këtë qytet mëngjesin e 8 shkurtit. Dyshohet se virusi vdekjeprurës e ka origjinën nga kafshët, më konkretisht nga lakuriqët e natës dhe gjarpërinjtë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...