Kancelarja Merkel uron Kurtin, e fton për vizitë në Berlin

Më datë:

Kanceralja gjermane, Angela Merkel, ka përgëzuar për detyrën e re dhe ka ftuar në takim në Berlin kryeministrin e ri, Albin Kurtin.

Kancelarja nëpërmjet letrës zyrtare të publikuar në faqen e qeverisë gjermane, ka thënë se Kurti dhe Qeveria kanë detyra të rëndësishme dhe të vështira përpara vetës.

“I nderuar kryeministër,

Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj.

Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira përpara jush. Kjo përfshin krijimin dhe zgjerimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e situatës ekonomike dhe, veçanërisht, dialogun për normalizimin me Serbinë. Këto janë hapat kryesorë për të forcuar perspektivën evropiane të vendit tuaj. Qeveria Federale do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë mënyrë.

Do të isha e lumtur që të shoh së shpejti në Berlin.

Ju uroj fat dhe sukses për detyrat e ardhshme”.

Sinqerisht e juaja

Angela Merkel
Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...