Kosova pranon 38.400 vaksina nga COVAX-i, për pak javë edhe 521 mijë të tjera

Më datë:

Kosova ka pranuar edhe 38.400 doza të vaksinës “AstraZeneca” nga COVAX.

Kjo është bërë e ditur nga UNICEF-i, që njoftoi se me dërgesën e katërt me radhë të këtij programi, në total numri i dozave të dhuruara për Kosovën ka mbërritur në 211 mijë doza të vaksinës COVID-19.

Gjithashtu, është paralajmëruar edhe një dërgese prej mbi gjysmë milioni dozash të vaksinës “Pfizer”, që pritet të mbërrijë në javët e ardhshme.

“Një dërgesë tjetër prej 521,820 dozave të vaksinës Pfizer-BioNTech do të arrijë në javët e ardhshme.

Me vaksinat e dorëzuara deri më dje dhe arritjen e vaksinave tjera në javët e ardhshme, UNICEF-i përmes COVAX-it do të mbulojë 20% të popullsisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dallgët godasin pesë të rinj – bilanc paraprak me dy të zhdukur dhe tre të plagosur rëndë

Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet pasditen e kësaj...

Sali Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, investimet e huaja janë të mirëpritura

https://www.youtube.com/live/pIvRi5RdtL8?si=XnMBcZSXe3P9675D Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për...

Costa në Prishtinë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të...