14.5 C
Tirana

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 38-vjeçari në Qafë Thanë

Më datë:

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Sllovenisë 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje.

I arrestuari është P. L., 38 vjeç, banues në Vales, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se Autoritetet Gjyqësore Sllovene, kishin lëshuar për këtë shtetas urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja


Njoftimi i policisë:
Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Slloveninë dhe Policinë Kufitare, vihet në pranga një shtetas në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Sllovenisë 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Sllovenisë të shtetasit P. L., 38 vjeç, banues në Vales, Maqedonia e Veriut. Nga verifikimet e kryera rezultoi se Autoritetet Gjyqësore Sllovene, kishin lëshuar për këtë shtetas urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Sllovenisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyn në fuqi: Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për...

Trahaniku i Ngrohtë

Një recetë shumë e vjetër autentike por shije plotë...

VanHorn: Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri, forcim të SPAK dhe BKH-së

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të...

“Balla fton opozitën në bashkëpunim, kërkon nga SPAK zbatimin e vendimit të GJEDNJ-së për 21 Janarin”

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...