18.5 C
Tirana

Me qëllim Gjykata ka ndryshuar emrin”, u arrestua nga SPAK për korrupsion, prokurori i Sarandës ‘flet’ nga burgu: Parregullsi e ngatërresa në dosjen time, nuk provohet asgjë

Më datë:

Hasa dhe Hodaj akuzohen për dy çështje të ndryshme, në të cilat akuzohen se kanë favorizuar dy shtetas të ndryshëm për të pushuar çështjet penale.

Sipas dosjes, prokurori Hasa dyshohet se ka pushuar çështjen e shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të motrës së këtij të fundit Elsona Papa, punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.

Prokurori Hasa ka nënvizuar disa momente të kësaj dosjeje, duke i quajtur parregullsi dhe ngatërresa.

Kështu në faqen 13 të vendimit të Gjykatës, gjate përgjimeve të shtetasit Emiljano Mirani, ky i fundit shprehet: “Nuk e di do më lajmërojë prokurori, nuk e di”. Për këtë pjesë, prokurori Hasa nënvizon se: “Nuk lajmëron prokurori, por lajmëron Gjykata”.

Në një rast tjetër shtetasja Elsona Papa është përgjuar duke përdorur herë emrin “Salua” e here “Salën”. Në shënimet e tij prokurori Sali Hasa pretendon se “me qëllim Gjykata ka ndryshuar emrin nga Salua në Salën.

Salua është Salo Aliu, kolege e punës e Elsona Papës, e jo unë Prokurori”, shkruan Hasa. Gjithashtu Prokurori Hasa pretendon se gjatë përgjimeve shtetasi Emiljano Mirani flet për një vlerë 1 mijë lek, ndërkohë që Gjykata e shpreh 10.000 lek dhe fjalën “pesëdhjeçe” e shpreh 50.000 lek për të krijuar idenë se vepra plotëson një fare vlere.

Ndërkohë që çuditshëm ai shprehet: “Prokurori me ndryshimet që janë bërë merr dy milionë e dyqind mijë lek dhe unë të marr 50.000 lek është turp ta mendosh”.

Ndërkohë që sa i përket vendimit për pushimin e çështjes ndaj shtetasit Emiljano Mirani, Hasa shprehet: “Gjykata e ka pushuar çështjen dhe jo unë”.

Edhe oficeri i policisë gjyqësore Napolon Hodaj, i cili akuzohet se me ndërmjetësimin e Julian Zeres ka ndihmuar në pushimin e një çështjeje të shtetasit Markelian Alinani, të akuzuar për plagosje, nuk e ka pranuar akuzën.

Hodaj para gjykatës është shprehur: “Kam 17 vjet si oficer i policisë gjyqësore.

Kam 17 vjet me çantë në krahë lart e poshtë. Këtë zotërinë e kam djalë në lagje. Për hallet e mia familjare ia kam përdorur ndonjëherë makinën.

U kam çuar ndonjëherë ushqime fëmijëve të mi në Tiranë dhe asnjë lloj gjëje tjetër.

As kam premtuar, as kam marrë asgjë në jetën time…”.

Hasa dhe Hodaj rezulton se nuk janë përgjuar nga SPAK, por ata janë arrestuar pasi dyshohet se ata përmenden indirekt në përgjimet e personave të tjerë të hetuar.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...