Rama-Vuçiç e Zaev bëhen bashkë në Shkup, ironizon kreu i Vetëvendosjes në Tiranë: 108 vite nga Konferenca e Londrës te marrëveshjet e “Jugosllavisë së Re”

Më datë:

Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me Forumin Ekonomik mbajtur në Maqedoninë e Veriut dhe memorandumeve të nënshkaura mes Kryeministrave Rama e Zaev dhe Presidentit të Serbisë Vuçiç.

“Në Konferencën e Londrës, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për t’i njohur Shqipërisë së pavarur vetëm gjysmën e territorit të saj, duke lënë jashtë kufijve mbi 40% të popullit shqiptar, nën trysninë e Serbisë dhe Greqisë. Vendimet e asaj konference krijuan një padrejtësi historike që populli shqiptar e vuan sot e këdaj dite.

Sot, 108 vite më vonë, më 29 korrik 2021, pa presionin e ambasadorëve, KM Edi Rama po nënshkruan kokë më vete nën trysninë dhe joshjen nga Serbia, bashkë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe KM e RMV Zoran Zaev, marrëveshje ekonomiko tregtare që e vendosin Shqipërinë nën vasalitetin e Serbisë, duke formalizuar vendimet e “Zonës së Novi Sadit” (Mini-Shengenit që po i ndryshojnë emrin, por jo përmbajtjen).

Nënshkrimet e Edi Ramës sot do të mbeten gjithashtu në histori. Ato janë nënshkrime të një kryeministri kolaboracionist me planet ekspansioniste të Serbisë. Me këto marrëveshje Rama e vendos ekonomikisht Shqipërinë nën dominimin ekonomik të Serbisë, duke e varfëruar më tej vendin. Me këto marrëveshje Rama tenton të sabotojë përpjekjen për ta vendosur Serbinë para drejtësisë për krimet dhe gjenocidet që ka kryer ndaj kombit shqiptar, duke i pastruar imazhin ndërkombëtarisht dhe duke ia normalizuar politikat agresive një Serbie që nuk kërkoi kurrë falje. Me këto nënshkrime Edi Rama ka shkelur të drejtat e Kosovës dhe të mbarë kombit.

Nuk e dimë kush ia ka propozuar Ramës datën 29 korrik për këto marrëveshje, por datë më domethënëse nuk mund të gjente!” -shkruan Abazi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...