21.5 C
Tirana

Vdes mjeku kinez që ngriti alarmin mbi koronavirusin

Më datë:

Mjeku kinez Li Wenliang, i cili i pari tërhoqi vëmendjen për rreziqet e llojit të ri të koronavirusit, ka ndërruar jetë nga sëmundja në një spital në Wuhan të Kinës,  (AA).

Sipas burimeve lokale, Li në dhjetor të vitit të kaluar u dërgoi një mesazh kolegëve në grupin e tij të diplomuarve të shkollës mjekësore duke paralajmëruar se shtatë persona ishin vendos në karantinë në spitalin e përgjithshëm në Wuhan me një sëmundje të frymëmarrjes të ngjashme me koronavirusin SARS (Sindroma e Rëndë e Frymëmarrjes Akute).

Por, policia në Wuhan e detyroi të nënshkruajë një letër duke pranuar se ai “bënte komente të rreme”.

Më 12 janar, Li u shtrua në spital pasi kontraktoi virusin nga njëri prej pacientëve të tij dhe u konfirmua se kishte koronavirus më 1 shkurt.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shprehu ngushëllimet e saj në Twitter.

“Ne jemi shumë të pikëlluar nga vdekja e Dr. Li Wenliang. Të gjithë duhet të kremtojmë punën që ai bëri me koronavirusin”, thuhet më tej.

Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit të ri është ngjitur në 564 persona, tha të enjten Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC).

Në një deklaratë, komisioni tha se 28.018 raste të konfirmuara janë raportuar deri më tani dhe 73 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Numri i personave nën vëzhgim mjekësor është rritur në 186.354 ndërsa numri i atyre që mendohet se janë të infektuar tani është 24.702.

Virusi thuhet se është transmetuar tek njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.

Koronavirusi ka ngritur alarmin në të gjithë botën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për drurin dhe mobiliet, preken dhe tregtarët e Kosovës

Tarifat e reja të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Çela: Gjatë 2024 përfunduam 24 591 çështje, u sekuestruan mbi 234 pasuri

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi sot në Komisionin...

IKMT heq 290 objekte pa leje pranë aeroportit “Nënë Tereza”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është përfshirë...

Protesta e minatorëve të Spaçit, Braçe dhe Tabaku: Greva është legjitime

Rreth 70 minatorë të minierës së kromit në Spaç...