Japoni, rritet numri i pasagjerëve të infektuar me koronavirus në anije

Më datë:

Sipas mediave japoneze, numri i pasagjerëve të testuar pozitivisht me koronavirus në bordin e anijes në Japoni ka arritur në 61, (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Japonisë konfirmoi se mbi 41 persona në bord janë testuar pozitivisht me virusin e ri, i cili për herë të parë u shfaq në muajin dhjetor në qytetin kinez Wuhan.

Rreth 3.700 pasagjerë dhe ekuipazh nga 56 vende të ndryshme, përfshirë tre shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndodhen në bordin e anijes “Princess Diamond” e cila mbahet në karantinë në Prefekturën Kanagawa në jug të Tokios.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut konfirmoi për praninë e tre shtetasve të saj në anije gjatë ditës së djeshme, kur ishin vetëm 20 të infektuar nga koronavirusi.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo raportoi se të diagnostifikuarit me koronavirus janë të moshës nga 20 deri në 80 vjeçare, ndërkohë po transferohen në ambientet shëndetësore në Tokio dhe në prefekturat e afërta.

Personat e prekur nga virusi përfshijnë 21 japonezë, tetë amerikanë, pesë australianë, pesë kanadezë, një argjentinas dhe një britanik.

Ministria japoneze njoftoi se nga 20 personat e fundit të infektuar nga koronavirusi, njëri është në gjendje të rëndë.

Anija së bashku me pasagjerët u ndalua pasi u zbulua se një pasagjer, i cili zbriti në Hong Kong, ishte i infektuar nga koronavirusi.

Ministri japonez i Shëndetësisë, Katsunobu Kato, në një konferencë për media tha se “përderisa njerëzit po qëndronin së bashku për një periudhë të caktuar në një mjedis të mbyllur, ata kanë pasur kontakt të ngushtë përsëritës”.

Anija të hënën u kthye në qytetin japonez Yokohama, nga ku u nis më 20 janar, pasi vizitoi Hong Kongun, Vietnamin, Tajvanin dhe Okinawan.

Duke ndërmarrë masa për të ndaluar përhapjen e virusit fatal, i cili ka shkaktuar të paktën vdekjen e 637 personave, Japonia ka kërkuar që anija e cila vinte nga Hong Kongu të mos hyjë në vend.

Anija, e cila planifikonte të hyjë në portin Naha në Okinawa të shtunën, ende pret përgjigjen e kërkesës së qeverisë japoneze. Në anije ndodhen 1.455 pasagjerë dhe një personel i ekuipazhit i përbërë nga 802 persona.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...