Protestat e rralla në Kubë/ Qytetarët i kërkojnë qeverisë demokraci dhe vaksina anti Covid

Më datë:

Mijëra njerëz protestuan kundër qeverisë komuniste të Kubës në kryeqytetin Havana dhe disa qytete të tjera.

Protestat ishin më të mëdhatë në ishull në gati 30 vjet.
Marshuesit bënë thirrje për liri dhe demokraci, si dhe kërkuan vaksina për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Protestat, të cilat janë të rralla në Kubë, vijnë në kohën kur ky vend po raporton shifra rekorde të të infektuarve me koronavirus.
Të dielën, autoritetet shëndetësore atje regjistruan afro 7,000 raste të reja dhe 47 viktima.

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel, u bëri thirrje mbështetësve të tij që “t’i luftojnë” protestuesit në Havana. “Ne u bëjmë thirrje të gjithë revolucionarëve të vendit, të gjithë komunistëve, të dalin në rrugët ku ndodhin këto provokime… dhe t’u kundërvihen atyre në mënyrë të vendosur dhe të guximshme”, tha presidenti.

Këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, paralajmëroi Kubën kundër sulmeve ndaj protestuesve.

“SHBA-ja mbështet lirinë e shprehjes dhe tubimit në të gjithë Kubën dhe do të dënojë fuqishëm çdo dhunë ose shënjestrim të protestuesve paqësorë, që ushtrojnë të drejtat e tyre universale”,

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha reagon pas miratimit të raportit të IBAR: “U ekspozuan problemet e regjimit të Ramës”

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian pritet të kalojnë...

Takimi Rama–Takaichi: Japonia dhe Shqipëria synojnë forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri Edi Rama u prit në Tokio, nga homologia...

Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim...