Zgjedhjet e 25 Prillit, kreu i OSBE në Shqipëri: Të presim raportin përfundimtar

Më datë:

Kreu i OSBE në Shqipëri, Vinzenzo Del Monaco, është shprehur se për zgjedhjet e 25 Prillit do të presë raportin përfundimtar e më pas do të japë një deklaratë.

Nga Korça, Monaco tha se OSBE ka bërë një vëzhgim të gjatë në Shqipëri dhe shumë shpejt do të publikohet raporti përfundimtar.

“OSBE nuk bën certifikim por bën vëzhgim, unë them se duhet të presim raportin përfundimtar.

Ajo që dua të theksoj sot është se në Shqipëri kishte masa të mira para zgjedhjeve dhe gjatë zgjedhjeve nga KQZ.

Prezenca e OSBE pasur dhe një bashkëpunim të mirë me Policinë e Shtetit.

Por ne kemi zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese që qytetarët të merrnin pjesë në zgjedhje“, tha ai.

Ndërkohë për sa i përket deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha, se zgjedhjet e 25 Prillit ishin një maskaradë elektorale tha se i dëgjon me vëmendje të gjitha deklaratat e liderëve në Shqipëri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gonzato: Shqipëria duhet të forcojë sistemet e kontrollit ushqimor për integrimin

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë...

Qeveria pranon problemet në sigurinë ushqimore, nis modernizimi i rrjetit laboratorik

Kryeministri Edi Rama ka renditur problematikat me të cilat...

Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë përfitimet e tyre shëndetësore

Shkenca tregon se disa ushqime janë më të dobishme...

Krem shtëpie me fasule, zëvendësim i shëndetshëm për majonezën

Fasulet e bardha kanë strukturë natyrshëm të butë dhe...