Këshilli Presidencial i Libisë paralajmëron Italinë të mos ndërhyjë në punët e brendshme

Më datë:

Këshilli Presidencial i Libisë ka reaguar ndaj Italisë e cila po punon për të organizuar një “forum të dialogut kombëtar” pa u koordinuar me të dhe e paralajmëroi Italinë të mos ndërhyjë në punët e saj të brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Këshillit Presidencial, Mohamed Al-Menfi lidhur me çështjen i dërgoi një mesazh ministres së Jashtme të Libisë, Najla Mangoush.

Në mesazh u theksua se është mësuar se Ministria e Jashtme me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Italisë është përgatitur të dërgojë një delegacion nga pjesa jugore (Fezan) e Libisë për të zhvilluar një “forum të dialogut kombëtar” në territorin e Italisë pa u koordinuar më parë me Këshillin Presidencial.

Po ashtu në mesazhin e Këshillit dënohet ky hap i hedhur nga Italia dhe kërkohet anulimi i forumit.

Më tej në mesazh paralajmërohet Qeveria e Romës të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Libisë dhe të respektojë parimet shtetërore. /aa

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama udhëton drejt Athinës, pritshmëri për diskutime mes dy liderëve

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbërrin sot në Athinë ku...

Hapet Kampusi Ndërkombëtar i Tiranës, Kumbaro: Një dritare bashkëpunimi akademik me Francën

U përurua sot hapja e Kampusit Ndërkombëtar të Tiranës...

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka, shtyhet seanca në GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Veliaj kërkesë Gjykatës Administrative: Transmetojini live seancat!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur...