Gjermania nis hetime ndaj Apple

Më datë:

Zyra Federale Gjermane e Kartelit (Bundeskartellamt) ka filluar një hetim nëse Apple ka abuzuar me dominimin e saj në treg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra Federale e Kartelit thuhet se pas ankesave në lidhje me kufizimin e ndjekjes së përdoruesve në sistemin operativ iOS 14.5 të Apple, filloi një hetim nëse kompania amerikane ka abuzuar me dominimin e saj në treg.

Në deklaratë thuhet se aplikacionet e integruara të Apple dhe ankesat e tjera në lidhje me sistemin e blerjes në aplikacion do të jenë gjithashtu objekt shqyrtimi. Më tej thuhet se më 28 janar është ka nisur një hetim kundër Facebook, më 18 maj kundër Amazon dhe më 25 maj kundër Google për abuzim me dominimin e tregut.

Ndërkohë me miratimin e ndryshimeve në ligjin e antitrustit në lidhje me kompanitë dixhitale në Gjermani në janar 2021, Zyrës Federale të Kartelit iu dhanë kompetenca më të mëdha për të përcaktuar dominimin në treg të kompanive dhe për të ndaluar praktika të caktuara anti-konkurruese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Paralajmërimet ruse, Hoxha: Vendosmëria e Shqipërisë nuk lëkundet

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha...

Kryeministri: Dialog i hapur me “Reporterët pa Kufij” për rolin e medias

Kryeministri Edi Rama vijoi sot replikën në distancë me...

Kryebashkiaku i Tiranës mbetet në qeli pas rrëzimit të rekursit në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e kryebashkiakut Erion...

Komisioni “Territorialja” me debate, Mazniku dhe Boçi përplasen për fjalën

Seanca dëgjimore e Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale...