Protesta e maturantëve për testin e matematikës, Kushi: Ndryshon kufiri minimal i pikëve për çdo notë

Më datë:

Pasprotestave të maturantëe në lidhje me provimin e matematikës ministrja e Arsimit Evis Kushi ka dalë me një deklaratë për mediat.

Në deklaratën e saj, Kushi ka thënë se pas shqetësimit të bërë publik nga ana e maturantëve, janë ngritur grupe pune të cilat, kanë analizuar provimin e matematikës dhe kanë arritur në përfundimin se duhet të ndërmerrej vendimi për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë të provimit të matematikës.

“Të dashur maturantë, menjëherë pas provimit të matematikës, në ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ngritëm grupe të pavarura pune me ekspertë të kësaj fushe. Mësues me përvojë dhe maturantë të cilët kanë analizuar cdo pyetje dhe kemi parë edhe saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.

Duke konsideruar edhe situatën e vështirë në të gjithë vendin, ku pavarëissht pandemisë, vetëm 10 bashki të vendit nuk kanë zhvilluar mësim në klasa, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”– tha Kushi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...