Të Shtunën një aeroplan me motor dhe dhe një tjetër, me vela, janë rrëzuar mbi lokalitetin Bivio, Graubünden. Dy pilotët dhe tre pasagjerët kanë marrë lëndime vdekjeprurëse.
Piloti i fluturakes me vela është ngritur në Amlikon / TG të shtunën ndërsa piloti i aeroplanit me motor, i shoqëruar nga një fëmijë, një grua dhe një burrë, janë nisur nga Neuchâtel-i, raporton Policia Kantonale e Graubünden-it.
Pas një ndalje të avionit me motor, në Samedan, ai ka fluturuar rreth orës 17:20 pasdite me destinacionin Locarno / TI, transmeton albinfo.ch. Rreth orës 21:30, qendra e kontrollit të operacioneve të policisë kantonale Graubünden ka marrë një mesazh nga Rega se një avion ishte rrëzuar mbi Bivio dhe piloti kishte vdekur.
Për shkak të motit me stuhi, nuk kishte mundësi për të ndërmarrë veprime shpëtimi, në lartësinë prej rreth 2,700 m mbi nivelin e detit.
Gjatë hulumtimit për të aksidentuarit, të dielën është gjetur gjithashtu një fluturake që ishte rrëzuar, në një distancë rreth një kilometri, përcjell albinfo.ch. Edhe udhëtarët që ishin në të kishin pësuar lëndime fatale gjatë rrëzimit. Identifikimi zyrtar i viktimave nuk ishte përfunduar ende të hënën.