ESA do të dërgojë një anije kozmike në Afërditë

Më datë:

Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA) do të dërgojë anijen kozmike Envision në Venus. Envision, i cili pritet të kushtojë rreth 550 milion euro, do të rrotullohet rreth planetit për të studiuar gjeologjinë e tij.

Agjensia ka për qëllim të hedhë më shumë dritë mbi enigmën pse Venusi dhe Toka, dikur konsideruar binjake, evoluan kaq ndryshe.

Vlerësohet se në një moment Venusi përjetoi një “efekt serrë” të pakontrollueshëm që çoi në një ndryshim dramatik të klimës, i cili e bëri atë një “ferr” të pabanueshëm me temperatura deri në 450 gradë Celsius që shkrijnë edhe metalet.

Envision, i cili do të ketë radarë të përparuar, spektrometra dhe instrumente të tjerë shkencorë, do të hulumtojë nëse ky planet mbetet gjeologjikisht aktiv si dhe nëse dikur kishte një oqean apo forma të jetës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hita inspekton masat për protestën e PD, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga forcat e rendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Rama me fituesit e startup-eve 2025: Rrisim volumin e financimeve për aplikantët

https://www.youtube.com/live/eAi6xG4MTA8?si=phz-ze9WVoWd0FvV  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë...

Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën...

Gonzato: Përmirësimi i shërbimeve dhe infrastrukturës për qytetarët, thelbi i programit “EU4Municipalities II”

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i...