Bledi Çuçi: Inspektorët “shkrihen” me policinë për mbrojtjen e territorit, harrojeni celularin e ministrit

Më datë:

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi sot në një konferencë për mediat se do të krijohet një strukturë e përbashkët mes policisë së Shtetit dhe inspektorëve  për mbrojtjen e mjedisit. Ai tha se që nga sot çdo punonjës policie do të ketë përgjegjësi për dhunimin e territorit duke nisur nga ndërtimet pa leje dhe prerja e pyjeve.

“Jemi mbledhur për një problem që ka një rëndësi specifike në kuadrin e detyrave të policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të Ministrisë së Brendshme, Mendoj që është një moment që duhet ta rimarrim për të vendosur gravitetin e duhur për strukturat e MB për mbrojtjen e mjedisit, territorit nga ndërtimet e paligjshme.

Është bërë një kohë jo e shkurtër që struktura për mbrojtjen e territorit kanë kaluar nën ombrellën e Ministrisë së Brendshme. Mendoj që akoma nuk kemi bërë atë që duhet përsa i takon koordinimit që duhet të kenë të gjitha ato struktura parë kjo nga rezultatet e deritanishme. Është bërë një punë e mirë nga agjencitë për mbrojtjen e mjedisit por mendoj që punojmë si ishuj të pavarur.

Mendoj që në kuadër të ndryshimeve ligjore për të forcuar zbatimin e ligjit në fushën e ndërtimeve pa leje është momenti që ta ridimensiojmë. Ka fituar pjekurinë e vet çdo agjenci përkatëse. Besoj se kemi kaluar një periudhë tashmë që lidhet edhe me fushatën elektorale që në njëfarë mënyrë ka krijuar një lloj vaukumi në koordinimin e punëve. Me ndryshimet që bëjmë në drejtimin e IKMT-së, gjej Ajet Zyberi merr detyrën e re si drejtues i ri i IKMT-së.

Policia duhet konsideruar si një e vetme në kuptimin e vendosjes së kontrollit mbi territori. Çdo vepër penale që ndodh në territor. Duhet të krijojmë ekipe të përhershme të përbashkëta mes punonjësit që ka në ngarkim një territor të caktuar me inspektorin që përgjigjet për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit. Ky ekip duhet të funksionojë si një i vetëm”, tha ai. Punonjësi i policisë do jetë përgjegjës për dhunimin e territorit.  Dhunuesit ta harrojnë celularin e ministrit të Brendshëm. Shkon deri në 15 vjet dënimi sipas shkallës nga kodi penal për ndërtimet pa leje”, tha ai

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...