Basha në familjen e socialistëve të zhgënjyer: Ne vijmë me plane jo me premtime boshe

Më datë:

Kreu i PD Lulzim Basha e ka nisur ditën me një takim në një familje në Durrës, të cilët janë të zhgënjyer nga PS, për të cilën kanë votuar më parë.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Basha tha se Rama nuk mbajti asnjë premtim, sic ishte ajo e legalizimeve falas.

Më tej u shpreh para tyre se zotimet janë pjesë e një plani për të cilin është punuar për dy vite, teksa në dorë e kanë qytetarët ndryshimin.

Ndër të tjera Basha tha se nëse nuk mban premtimet, ai nuk do kërkoj më votën e tyre.

“Ky erdhi me premtim për legalizime falas, kjo historia jote është ndër mijëra histori në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë.

Njësoj si me premtimet nuk e mbajti dhe për legalizimet. Më 25 prill është dita juaj.

Ne kemi ardhur me plan pune jo premtime boshe.

Duke votuar për ndryshimin më 25 prill i ke shërbyer familjes tënde, i ke shërbyer Shqipërisë.

Zotimet janë pjesë e një plani, nuk janë bërë dy muaj para fushate.

Kemi dy muaj që punojmë për çështjen e pronave, legalizimet për t’i dhënë zgjidhje kësaj plage.

Ne kemi në dorë të bëjmë e zbatojmë planin, ju e keni në dorë ndryshimin me votë.

Do të takohemi prapë dhe pas 4 vitesh nëse këto premtime nuk janë realitet, nuk vij ta kërkoj më votën”, deklaroi Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz

Policia me anë të një deklarate për mediet sot...