Apeli e liroi, SPAK kërkon rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti

Më datë:

SPAK ka bërë rekurs ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila liroi mjekun kardiolog, Edvin Prifti, duke kërkuar rikthimin e tij në burg.

Shefi i kardiokirurgjisë Prifti u arrestua dhe më pas u la i lirë, nën akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.

Emri i tij doli rastësisht në përgjimet e sekretares së gjykatës së Krujës Manuela Maalkuçi e cila u arrestua së bashku me gjyqatren Enkelejda Hoxhën, dhe dhjetë persona të tjerë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Teksa SPAK e kishte vënë në përgjim Mallkuçin, zbulon se kjo e fundit fliste me mjekun Prifti për operacionin e nënës, për të cilin ai i kishte kërkuar para që ta fuste pa radhë.

Priftit iu gjetën 250 mijë euro dhe afro 160 milion lekë të reja në shtëpi dhe zyrë, ndërsa aktualisht ndaj tij ka mbetur në fuqi masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz

Policia me anë të një deklarate për mediet sot...