Mbyllet aeroporti i Rinasit, ja çfarë ndodh me biletat e fluturimeve

Më datë:

Të gjitha fluturimet në aeroportin e Rinasit janë pezulluar për ditën e sotme ndërsa nesër pritet të rifillojnë sërish.

Shkak për mbylljen e aeroportit ka qenë greva e kontrollorëve, të cilët duan plotësimin e kërkesave të tyre.

65 kontrollorët e Albcontrol refuzuan të dilnin në punë pasi firmosën edhe deklaratën e paaftësisë në punë. Ata kërkojnë që paga e tyre të vazhdojë si përpara pandemisë në mbi 4 mijë dollarë dhe për këtë kërkojnë ndërhyrjen e ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Por kërkesat e tyre nuk janë mbështetur. Ministrja Belinda Balluku shkoi vetë fillimisht në Rinas ku bisedoi me kontrollorët por mbledhja dështoi dhe fluturimet vijuan të jenë të mbyllura.

Ndërkohë mësohet se biletat e fluturimeve të rezervuara për sot do të përdoren në ditët në vijim, kur të nisin fluturimet. Pra, në këtë mënyrë qytetarët nuk do duhet që të paguajnë për një biletë tjetër.

Ndërkohë pasi këtij ngërci ka pasur edhe reagime nga politike.

Kryeministri Edi Rama bëri fajtor presidentin Ilir Meta për këtë situatë ndërsa ky i fundit tha se përgjigjen do t’ia jepte sot pasdite nga Vlora.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...