-1.5 C
Tirana

Greqia zgjedh presidenten e parë femër

Më datë:

Kryetarja e Këshillit të Shtetit, Katerina Sakellaropoulou është zgjedhur presidente e vendit duke u bërë presidentja e parë femër në Greqi.

Në raundin e parë të votimit ku Sakellaropoulou mori pjesë si kandidate e vetme “pro” votuan 261 deputetë nga 294 sa ishin të pranishëm në sallën e Parlamentit prej 300 vendesh.

Në votimin ku opozitarët nuk paraqitën kandidat, krahas ND kanë votuar “pro” edhe Partia e Aleancës së Majtë radikale (SYRIZA) dhe Partia e Lëvizjes për Ndryshim (KİNAL). Ndërkohë që kanë abstenuar deputetët nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE), Partia për Zgjidhje e Greqisë (ELY) dhe partia Mera25 në kryesimin e ish-ministrit të Financave, Yanis Varufakis të cilët kanë kundërshtuar kandidimin e Sakellaropoulou.

Sipas ligjeve të Greqisë, gjatë zgjedhjes së presidentit, nuk parashihet që deputetët të votojnë “kundër”.

Në këtë mënyrë Sakellaropoulou bëhet presidentja e parë femër e vendit. Ajo do të marrë detyrën e saj me një mandat 5 vjeçar duke bërë betimin më 14 mars, pas përfundimit të detyrës së presidentit aktual grek, Prokopis Pavlopoulos më 13 mars.

Presidentja e re e Greqisë, Sakellaropoulou ka lindur në Selanik në vitin 1956. Pas përfundimit të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Athinës ajo vazhdoi masterin në Univesitetin Sorbonne në Francë për ligjin kushtetues dhe administrativ.

Në vitin 1982 Sakellaropoulou u emërua si raportuese në Këshillin e Shtetit ndërsa në vitin 2018 ajo u emërua kryetare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident në bulevardin kryesor të Kavajës, një i lënduar jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në...

Fosfori dhe jodi, rëndësia e tyre për trupin e njeriut

Fosfori është një mineral esencial i rëndësishëm për shëndetin...

“Durana Park, akt korruptiv”, Berisha: Të ngrihemi e të largojmë Ramën

https://www.youtube.com/live/J9Cs8K8K7Uw?si=DFjW-8L33G41QmAy&t=812 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën e...

KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është në pritje...