Reforma Zgjedhore/ Zbardhen emrat e ekspertëve të opozitës

Më datë:

Janë zbardhur emrat e katër ekspertëve të opozitës të cilët do të jenë pjesë e Këshillit Politik për hartimin e Reformës Zgjedhore.

Muharrem Caka i LSI, Shkelqim Sulo i PDIU dhe Arjan Madhi i PR kurse jo zyrtarisht Ivi Kaso i PD. Këta do të jenë ekspertët nga opozita të cilat do të hartojnë draftin përfundimtar të Reformës Zgjedhore në koherencë me dokumentin që është firmosur nga të gjitha palët politike në mbledhjen e parë të Tryezës së Përbashkët për ‘Zgjedhoren’.

Siç e parashikonte dhe një nga konkluzionet e tryezës së Reformës Zgjedhore, për krijimin e Këshillit Politik, këta ekspertë bashkë me dy të mandatuarit e opozitës Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin do të bashkëpunojnë me Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin dhe ekspertët e tyre gjatë mbledhjeve të Këshillit Politik. Këta të fundit madje i kanë kërkuar zyrtarisht OSBE-së një ekspert për të punuar me ekspertët vendas të opozitës, mazhorancës dhe opozitës parlamentare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ramazani i solidaritetit: vazhdon shpërndarja e shportave ushqimore 🌙

Shpresa dhe solidaritet në Ramazan: 640 familje përfitojnë nga...

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...