8.5 C
Tirana

Hoxhaj: Në Serbi po hapen varret masive me kosovarë të vrarë, BE-ja hesht

Më datë:

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një hartë të vendndodhjeve të varrezave masive me shqiptarë të Kosovës, të vrarë gjatë luftës, të identifikuara në Serbi. Sipas Hoxhajt, Bashkimi Europian po hesht në lidhje me hapjen e varreve masive në Serbi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka publikuar një hartë të varrezave masive në Serbi, ku tha se Serbia i ka fshehur ato.

“Kjo është harta e varrezave masive serbe që Serbia i ka fshehur dhe sot është duke u hapur një varr masiv, me kosovarë të vrarë, vetëm disa javë pasi Daçiç kërcënoi serbët që zbuluan këto varre masive, ai po i shtyn ata të bëhen dëshmitarë në Gjykatës Speciale. BE-ja po qëndron në heshtje”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Ditën e hënë në një pjesë malore mes Rashkës dhe Kizhevakut të Serbisë, janë gjetur mbetje mortore, të cilat besohen të jenë të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...