Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka risjellë në vëmendje padinë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin 21/204, ku Sofjan Jaupajt sot në postin e Ministrit të Mjedisit, para një viti ai ka qenë përfaqësues i Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të Ligjit nr. 21/2024.
Sipas Zhupës, paradoksi qëndron në faktin se ligji që Jaupaj e ka mbrojtur si në përputhje me standardet dhe konventat europiane është pikërisht ligji për të cilin Bashkimi Europian ka kërkuar shfuqizimin.
Deputetja e PD-së e konsideron promovimin e tij si shembull të një modeli qeverisës ku, sipas saj, besnikëria ndaj partisë dhe urdhrave të udhëheqësit shpërblehet më shumë se parimet, interesi publik dhe dëmi që mund t’i shkaktohet vendit.
Reagimi i Ina Zhupës:
Për të mos harruar! Lista e zezë e ushtarëve të ligjit 21/2024!
Sofjan Jaupaj, në Gjykatën Kushtetuese më 23 Qershor 2026, si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në mbrojtje të Ligjit 21/2024. Tashmë i promovuar Ministër i Mjedisit.
Ushtari i mirë i partisë shpërblehet gjithmonë për besnikëri!
Tani mbetet vetëm të dimë si ua shpjegon partnerëve të BE-së që e ka mbrojtur ligjin si në përputhje me konventat dhe standardet e tyre, ndërkohë që BE kërkon qartësisht shfuqizimin e Ligjit 21/2024.
Por në fund, ky është modeli i kësaj qeverie: nuk kanë rëndësi parimet, nuk ka rëndësi interesi publik, nuk ka rëndësi dëmi që i bëhet vendit. Rëndësi ka vetëm çfarë kërkon udhëheqësi.
Shqipëria paguan pasojat!


