10.5 C
Tirana

Numër rekord i turistëve vizitojnë muzeun turk të mozaikut

Më datë:

Muzeu i Mozaikut Zeugma, një nga muzetë më të mëdha në botë të mozaikut që ndodhet në juglindje të Turqisë, tërhoqi numrin rekord të vizitorëve, ku sipas të dhënave zyrtare këtë muze e kanë vizituar 340.569 turistë në vitin 2019.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, muzeu që ndodhet në provincën Gaziantep ka tërhequr 108.835 turistë në vitin 2016, 169.773 në 2017 dhe 267.552 turistë në vitin 2018.

Muzeu është një nga më të mëdhatë në llojin e tij dhe në të ndodhen artifakte unike antike, të tilla si mozaikë, shatërvanë të epokës romake, skulpturën e Marsit nga bronzi, perëndisë së luftës në mitologjinë Romake si dhe të famshmen Gypsy Girl.

12 pjesët e mozaikut Gypsy Girl, që iu kthyen Turqisë nga SHBA-të pas 52 viteve, janë disa nga pjesët më të shquara të artit në muze.

I hapur në vitin 2011, Muzeu i Mozaikut Zeugma mori çmimin e lartë presidencial për kulturë dhe art në vitin 2012 dhe sipas të dhënave, vitin e kaluar ishte lokacioni më i vizituar në Gaziantep.

Që nga themelimi, muzeun deri më tani e kanë vizituar rreth 1,5 milionë njerëz.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

 Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e...

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje...

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se...

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...