14.5 C
Tirana

U kthye nga Holanda, zhduket pa bujë 33-vjeçari në mes të Tiranës, prej 5 vitesh s’dihet asgjë për të

Më datë:

Në këtë puntatë të parë të emisionit “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus, do të flasim për një ngjarje misterioze të patrajtuar më parë në mediat shqiptare.

Është fjala për një 33-vjeçar, i cili rezulton i zhdukur prej 5 vitesh. Tauland Maze ka humbur gjurmët në mes të Tiranës mesditën e 19 Janarit të vitit 2015.

Për herë të fundit ai është parë pranë Kopshtit Zoologjik, aty ku edhe është ndarë me te dy prindërit e tij, për mos t’u takuar më kurrë.

Prindërit e të riut kanë qenë të parët të cilët kanë bërë kallëzim në Policinë e Tiranës, me dyshimin se djali i tyre i vetëm është rrëmbyer dhe më pas është zhdukur.

Por kush është Tauland Maze?

Tauland Maze ka lindur në vitin 1986 në qytetin e Elbasanit. Ai është fëmija i tretë i dy prindërve me origjinë nga Vlora dhe prej shumë vitesh jetonte mes Tiranës, Holandës, Italisë dhe Belgjikës. Në vendin tonë ai kishte vetëm dy precedentë penalë të evidentuar zyrtarisht, atë të falsifikimit të dokumenteve. Ai ka mbajtur tre identitete; Tauland Maze, Tauland Janushi dhe Entoni Janushi. Por njihej dhe me pseudonimin “Labi”.

Ndërkohë, sipas autoriteteve shqiptare bëhet me dije se në lidhje me personalitetin e Enton Janushit, nga të dhënat e grumbulluara rezulton se ka qenë emigrant në shumë shtete të Evropës Perëndimore, si në Itali, Francë, Zvicër, Belgjikë dhe Holandë, dhe se gjatë qëndrimit në këto shtete, dyshohet se është marrë me aktivitet të paligjshëm.

Një muaj pas humbjes së kontaktit me të birin, Namik Maze më datën 26 Shkurt 2015 paraqitet në Sektorin e Krimeve të Rënda ndaj jetës në Policinë e Tiranës, ku ka depozituar kallëzim penal, pasi që prej 19 Janarit të të njëjtit vit, nuk kishte më kontakte me të birin dhe kishte dyshime se mund t’ia kishin rrëmbyer.

Dyshimet e babait u përforcuan dhe me provat që ai paraqiti para policisë, karta e identitetit dhe pasaporta e lënë në shtëpi nga ana e të birit si dhe bisedat e fundit me të ku iu kishte rrëfyer se e kishin kërcënuar. /klanplus

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

ASD synon mbulimin e depozitave deri në 10 milionë lekë deri në vitin 2030

Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), gjatë raportimit sot...

Greva 24-orëshe paralizon shërbimet dhe transportin publik

Punëtorët grekë kanë hyrë në një grevë 24-orëshe për...

SHBA – Zelensky drejt një vizite zyrtare në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se do të presë...

Lamallari: Sekuestruam 65,5 milionë euro pasuri, rritje me 60% krahasuar me vitin e kaluar

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari raportoi sot në Komisionin...