‘Shfuqizojmë Marrëveshjen e Prespës kur të vijmë në qeveri’, Zaev thirrje VMRO- DPMNE: Hiqni dorë nga kërcënimet

Më datë:

VMRO- DPMNE prej kohësh ka deklaruar se do të shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës nëse pas zgjedhjes së prillit do të dalin në qeveri. Në fillim kryeopozitari Mickosi dhe tani Vllado Misajllovski pohojnë se kjo mund të ndodhë së shpejti.

Por Zaev i ka bërë thirrje partisë opozitare që të heqë dorë nga kërcënimet pasi një veprim i tillë do të thoshte 25 vjet mbrapa për Maqedoninë e Veriut dhe një bllokadë për në BE dhe NATO.

Më 12 qershor të 2018 Zaev dhe ish- kryeministri grek Tsipras arritën dakordësimin e cila u quajt ‘Marrëveshja e Prespës’ për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në ‘Maqedoni e Veriut’, për t’i dhënë fund një konflikti disa vjeçar mes dy vendeve. Kjo marrëveshje u përkrah dhe nga BE.

Por kryeministri aktual grek Mitsotakis e paralajmëroi Zaevin në shtator gjatë një takimi në SHBA se nëse do të ishte ai në vend të Tsipras, nuk do t’a firmoste atë marrëveshje.

Nëse në Maqedoninë e Veriut, rikthehet një parti me pikëpamje nacionaliste si VMRO- DPMNE dhe me kryeministër Hristijan Mickoski, krahun e djathtë të Nikola Gruevskit atëhere ka gjasa që të ndodhë./Tpz

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion në Lezhë, policia u pret rrugën tre personave të dyshuar për atentat

Tre persona janë arrestuar nga Policia në kuadër të...

Tornado shkatërruese në Siçili, dy persona në gjendje të rëndë

Një tornado e fuqishme ka përfshirë bregdetin perëndimor të...

Vlerësim nga lart-poshtë për administratën, Rama: Në karrierë do të rriten sipas meritës

Kryeministri Edi Rama duke folur për funksionimin e administratës...

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, ja çfarë ndodh me çështjen

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e kreut të...