Lëkundje të forta tërmeti në dy zona të Shqipërisë. Magnituda dhe epiqendra. Reagon edhe Ministria e Mbrojtjes

Më datë:

Ka qenë ora 13:38 minuta kur zonat e Kukësit, e Mirditës, Lezhës, Dibrës e deri në Durrës, janë lëkundur nga tërmeti.

Epiqendra këtë herë ka qenë në fshatin Arrën të Kukësit, një zonë në kufi me Mirditën dhe Dibrën.

Sipas të dhënave nga Qendra Euro-Mesdhetare e Tërmeteve, tërmeti ka qenë 4.5 ballësh ne nje thellesi prej 10 kilometrash dhe ka zgjatur disa sekonda.

Ai ka rënë në një zonë prej 26 kilometrash nga Kukësi, 18 nga Kurbneshi.

Pak minuta me pas ka rene dhe nje tjeter termet, 3.8 ballesh, kete here 22 kilometra larg Peshkopise.

 

Ministria e Mbrojtjes tha se nuk ka dëme materiale nga dy lëkundjet e tërmetit.

“Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8  dhe 3.9 te shkalles rihter jane ndier ne Dibër e Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e Emergjencat Civile në këto dy bashki”, sqaron Ministria.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...