Ende asnjë gjurmë nga 49-vjeçari i marrë peng në Kamëz, policia gjen një ‘Range Rover’ të djegur në Durrës

Më datë:

Një automjet ‘Range Rover’ është gjetur i djegur në Shkallnur të Durrësit. Mësohet se mjeti është gjetur në datë 17, ndërsa lajmi është bërë i ditur sot për mediat. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti i bardhë, pa targa, është sekuestruar nga policia ndërsa po verifikohet numri i shasisë për të zbuluar se kujt i përket ai.

Bezat raporton për ‘BW’ se policia ende nuk e di nëse kjo makinë e braktisur dhe e djegur mund të ketë lidhje me pemgmarrjen e Jak Prenges, që ndodhi në Kamëz të premten.

Aktualisht po verifikohen të gjitha karakteristikat e mjetit të kapur në kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi pengmarrja dhe ato te mjetit te djegur.

PENGMARRJA
Rreth orës 11:44 të së premtes, në rrugën “London”, dy persona të maskuar pasi kanë dhunuar 49-vjeçarin Prenga, e kanë marrë ate forcerisht ne makinë. Që prej ketij momenti, deri me tani nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...